Një subjekt filmi për 3 minuta. Është historia e dy të rinjve
problematikë që konsiderohen si gangsterët më të mëdhenj të kohës, të
cilët bien në dashuri gjatë një sipërmarrjeje kriminale.
Kjo është tema që trajton kënga dhe videoklipi i ri, realizuar në
bashkëpunim nga Noizy dhe Çiljeta, me kompozim të Flori Mumajesit.
Video paralajmëruese tashmë është publikuar, ndërsa pritet që brenda pak
ditësh të shfaqet edhe videoklipi në terësi, realizuar nga Entermedia.
“Besoj se do të shndërrohet shumë shpejt në hit, pasi ka një fabul të
paparë”, kishte deklaruar më herët Çiljeta, duke shtuar: “Është një çift
gangsterësh të dashuruar. Nuk dua ta zbuloj të gjithë fabulën, sepse
ndryshe bie interesi, por dua të them që do të jetë një këngë
spektakolare, si nga teksti, muzika, po ashtu edhe videoklipi.
Produksioni “Entermedia” që ka marrë përsipër xhirimet, do të na japë
një klip të tipit minifilm hollivudian”.
Rreth 1 muaj më parë Çiljeta Xhilaga solli në jetën fëmijën e saj të
parë, Fernandon, ndërkohë që tashmë është gati të debutojë në muzikë si
nënë. Megjithatë siç duket edhe nga pamjet, video është regjistruar
gjatë kohës kur Çiljeta ka qenë shtatzënë.
Shiko Videon