Terelynn Russel nga Illinois i shtetit Missouri ka një të veçantë. Ajo
që një kohë shumë të gjatë nuk i ka shkurtuar flokët. Ato tashmë prekin
tokën. Por, duket se të një dëshire janë edhe vajzat e saja.
Russel gjithmonë fiton çmimin e parë në garat lokale që organizohen për
flokëgjatat, kurse të njëjtën tashti e bëjnë vajzat e saj.
43 vjeçarja e cila është nënë e pesë vajzave dhe një djali, është e
lumtur që vajzat e saj i duan flokët sikurse ajo. Edhe pse financiarisht
kjo kushton, për shkak të shamponëve që blejnë dhe tharësve të flokëve,
ato janë të bindura se mbajtja e flokëve të gjatë u sjell lumturi.
Russel kujton se ishte në klasën e katërt kur ka prerë flokët për herë të fundit.
“Kam qenë në klasën e katërt kur së fundi më kujtohet që i kamë pasur flokët e shkurtra”, thotë ajo.
Flokët e shkurtra janë vetëm një kujtim për të, pasi për flokët e gjatë ajo thotë se janë “jeta e saj”.
Shiko Videon