Rreperi
më i dashur për shqiptarët, Noizy, po punon intensivisht për albumin e
tij të ri. Pas dy muajsh pritet të hidhen në treg plot 22 këngë. I
përkasin një stili krejt tjetër nga çfarë jemi mësuar të dëgjojmë deri
tani. Ai i ka objektivat të qarta: e drejton dëgjuesin ku do vetë!
Surpriza më e bukur është bashkëpunimi me seksbombën e skenës, Çiljeta
Xhilaga. Klipi është xhiruar kur Çili ishte ende shtatzënë, nën titullin
“Gangsta Love”.
Interpretimi i shkëlqyer dhe fabula e ndërtuar përmes skenave aksion,
bën që klipi të ngjajë me një film. Na intrigon për ta pritur me
kërshëri si përshtaten dy këngëtarët në këtë duet. Veç një gjë është e
sigurtë: kësaj radhe Noizy nuk do të përflitet për një flirt me kolegen,
siç ka ndodhur rëndom. Çili është tashmë një mami e devotshme, që
familjen e ka pikë të dobët! Suksese të dyve në vazhdim…