Olta është vegjetariane
25-vjeçarja nga Burreli, por që prej 15 vjetësh jeton në Londër,
duhet të ketë edhe një qenush të vogël, të cilin e do shumë. Kjo, sepse
ne zbuluam se Olta është vegjetariane dhe nga dashuria e madhe që ka për
qenin e saj, ka vendosur të mos ushqehet më me prodhime mishi. Ajo u
prezantua si një vajzë e qetë, e dashur dhe tregoi se sapo ka përfunduar
shkollën e lartë për biznes-ekonomi. Po ashtu,
Olta tha se kishte një pasion shumë të madh, grimin.
Elena, vajza që ka pirë cigare 4 vjeçe
Një nga sekretet më të çuditshme të banorëve, duket se e fsheh pikërisht
modelja e shtëpisë. 18-vjeçarja Elena Lika është detyruar të pijë duhan
për arsye shëndetësore në moshën 4- vjeçare. Po ashtu, mbi bukuroshen
mësuam se ka bërë disa dalje publike para pjesëmarrjes në “Big Brother”.
Ajo është shfaqur në derën e jashtme të shtëpisë së famshme vetëm një
vit më parë, si modelja që shoqëroi Arbrin, fituesin e “BB5”. Gjithashtu
Elena ka shoqëruar Stresin gjatë “udhëtimit me Lambo” në videoklipin e
këngës më të fundit të repistit. Elena ka bashkëpunuar edhe me Flori
Mumajesin, duke u bërë pjesë e videoklipeve të këngëve të tija më të
fundit, “Me zemër” dhe “Pa jetë”.
Altina, e çmendur për Real Madridin
Vajza nga Gjakova bie menjëherë në sy për stilin e saj sportiv. Gjatë
hyrjes së saj në shtëpi, ajo ishte e vetmja që nuk kishte veshur
taka dhe fustan. Altina nuk kishte bërë aspak grim dhe ndihej shumë
rehat me pamjen e saj. Ne zbuluam se ajo, përveçse aktron dhe si
filozofi jete bën çdo gjë që do, gjithashtu çmendet për skuadrën e Real
Madridit. Altina është diplomuar për aktrim në Akademinë
e Arteve në Prishtinë dhe ka vendosur të bëhet pjesë e “Big Brother” për të promovuar veten.
Shiko Videon: