Brown konfirmon ndarjen nga Rihanna

Chris Brown ka konfirmuar se ai dhe Rihanna janë ndarë sërish.
Krijuesi i hitit “Fine China” festoi ditëlindjen e 24-të të dielën, me disa festa luksoze në Las Vegas, New York dhe Los Angeles, dhe ka zbuluar se ai është “singël” pasi kishte thënë se dëshiron të
argëtohet me sa më shumë femra që mundet, pavarësisht se ndjen “dashuri” për këngëtaren.
“Dhurata më e mirë për ditëlindje? Vetëm paqe – qendrën e qetësisë, kurdo që keni nevojë për paqe, një mendje të pastër... por, unë jam 24-vjeçar, do të jem në Vegas, andaj dua të shoh sa më shumë femra që është e mundshme”, ka thënë Brown për një radio australiane.
Pasi u kërkua të konfirmojë se si është statusi i tij dhe nëse do të shkojë i vetëm në festë, reperi ka thënë: “Do të jem i vetëm, në fund të ditës, ajo tashmë bën gjërat e saj, ajo është në rrugë... gjithmonë do të ketë dashuri, por unë do të jem vetja. Jam një mashkull i rritur”