Higuain pret te shkoje te Juve

Sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, është duke synuar një transferim te Juventusi gjatë verës.
Juve është i vendosur të sigurojë një emër të madh këtë verë pasi nuk arriti të transferojë Robin van
Persien 12 muaj më parë.
Reali tashmë ka deklaruar se Higuain është në shitje dhe Sportmediaset bën të ditur se lojtari u ka thënë miqve se shpreson të kalojë në Torino.
Drejtuesit e Juventusit si Andrea Agnelli, Pavel Nedved dhe Beppe Marotta që të gjithë ishin në Madrid javën e kaluar për të biseduar me presidentin e Realit, Florentino Perez, për t’ia ulur çmimin prej 30 milionë euro sa ai kërkon për argjentinasin.