Di Caprio e fton Rita Orën në Kanë

Pa ndonjë arsye të caktuar, aktori me famë botërore, Leonardo Di Caprio, i ka dërguar ftesë Rita Orës dhe shoqes së saj Cara Delevingne, që të jenë pjesë e premierës së filmit të tij të ri në
Kanë.
Leonardo personalisht i ka dërguar ftesë Ritës dhe mikeshës së saj të ngushtë, për premirën e filmit “Great Gatsby”. Leonardo në këtë film e luan rolin kryesor, ndërsa premiera e filmit mbahet të mërkurën në Kanë.
“Është ndoshta ftesa më e nxehtë për muaj të tërë, ata nuk do ta humbasin këtë mundësi”, ka thënë një burim pranë Ritës dhe Caras.
Ende nuk dihen lidhjet e Leonardo Di Caprios me Rita Orën, por e sigurt është se prezenca shqiptare nuk do të mungojë në një permierë të madhe filmike nga një prej aktorëve më të mëdhenj në botë.