Elena kthehet tek i dashuri, por ruan ‘miqësinë’ me Viganin

Konkurrentja e larguar nga edicioni i gjashtë i “Big Brother”, Elena Lika, e cila u përfol për një lidhje të krijuar brenda shtëpisë me modelin nga Kosova, Vigan Shehu, tashmë i është
kthyer lidhjes me fotografin Endrit Mërtiri, me të cilin ishte e lidhur para se të hynte në “BB6”.
Panorama Plus shkruan se rikthimi i tyre pritej, pasi ajo në lojë u shfaq e penduar dhe e përlotur disa herë për të dashurin jashtë, pas asaj çfarë ndodhi me Viganin.
Për sa i përket këtij të fundit, Elena ka pohuar se me djalin nga Kosova nuk do e lidhë asgjë jashtë, por nuk do të bëjë sikur nuk njihen në vendet ku mund të takohen.
Ndërkohë, ajo ka pasur ankthin se si do ta prisnin prindërit dhe motra, të cilët u shprehën kundër intimitetit të saj me Viganin në media. Megjithatë, ata e kanë pritur me pozitivitet dhe e kanë mbështetur pas kësaj eksperience televizive për t’i hyrë jetës normale me qetësi.