Tashmë është fakt se ata janë ndarë, por dy (ish) të dashuruarit
vazhdojnë t’ia hedhin njëri-tjetrit fajin për ndarjen dhe akuzojnë
njëri-tjetrin për tradhti.
Rihanna nuk mori pjesë në festën
e ditëlindjes së 25-të të Chris Brownit, ndërsa në po këtë festë ishte e
pranishme ish e dashura e tij, Karrueche Tran. Kjo ishte edhe arsyeja
pse për herë të fundit besohet të jenë ndarë Chris dhe Riri.
“Nëse unë i lë të gjithë për ty dhe
ne nuk ia dalim, më ke borxh të mi kthesh të gjithë”, e filloi Rihanna
luftën në rrjetin social Instagram, duke aluduar me një foto se Chris
mund ta ketë tradhtuar.
Dhe, ai ia ktheu duke shkruar të premtën: “Ajo nuk është e imja, është e të gjithë të tjerëve”.
Por, jo vetëm të premtën Chris dhe
Rihanna kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit në mënyrë indirekte. Të
mërkurën e kaluar në Twitter ishte Chris ai që i uroi Rihannas jetë të
gjatë dhe madje e ‘bekoi’ duke i thënë se ai e ka dashur më shumë se që
është dashur.
Rihanna po të njëjtën ditë (të
mërkurën) u përgjigj duke shkruar: “Nuk duhet të ketë më pak se 100
përqind besim, sinqeritet dhe respekt. Dashuria nuk është për fëmijë”.
Besohet se postimi i të premtës nga
Chris se Rihanna është e të gjithë të tjerëve vjen pas spekulimeve se
ajo ka festuar në një ‘club’ së fundmi me ish të dashurin e saj JR
Smith.