Ndërkohë që në shtëpi pothuajse të gjithë janë kundër Joanës, Anaidi u
thotë atyre se betejën me Joanën e kanë të humbur, pasi Joana do të
jetë në finale. Anaidi u kujton atyre Ermelën, e cila ishte
kundër të
gjithëve, nominohej çdo javë dhe në fund fitoi “Big Brother”. Mbi këtë
prononcim u pyet Ermela, e ftuar në “Fan Club” dhe ajo u përgjigj se një
tip si Joana nuk do donte ta kishte shoqe jashtë shtëpisë, duke lënë të
kuptojë se ata të dyja nuk kanë asgjë të përbashkët dhe se Ermela nuk
ka fare simpati për Joanën.
Eldora: Joana ka frikë të përballet me publikun jashtë shtëpisë
Loja që “Vëllai i Madh” i bëri Joanës, i ka bërë banorët të diskutojnë.
Eldora dhe Elona kanë diskutuar për faktin se sa keq po ndihej Joana kur
mësoi se do të linte shtëpinë. Eldora ishte e bindur se Joana nuk
kishte aq keqardhje se do linte lojën, por ajo i frikësohej asaj se
çfarë e pret jashtë. Sipas Eldorës, ajo e ndien se publiku jashtë e ka
paragjykuar për veprimet e saj brenda në shtëpi, prandaj i druhet një
farë ballafaqimi me realitetin jashtë.