Justin Bieber dhe Selena Gomez janë duke u munduar fuqishëm për t’i rregulluar problemet në lidhjen e tyre.
Dyshja raportohet se flasin non-stop në telefon pasi së fundi u ndanë sërish, pas ribashkimit të tyre befasues.
“Selena dhe Justin po i marrin gjërat ngadalë. Ata bisedojnë në
telefon që kur ajo e la atë dhe ata mundohen t’i zgjidhin gjërat”.
“Ata duan të sigurohen se nëse ribashkohen, do të bënin gjënë e
duhur. Justin ka pranuar se ai ka shumë gjëra për të bërë në aspekt të
rritjes”.
“Por ata të dy duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë andaj çfarë mund
të thoni? Ata janë rritur së bashku dhe ende janë të obsesionuar me
njëri-tjetrin”, ka thënë burimi. /