Adelina, e cila së fundmi lansoi këngën “Tjera S’ka”, ka deklaruar për Telegrafin se ajo do të lansojë pas pak kohësh një tjetër projekt, që sipas saj do të jetë prej hiteve më të mëdha verore.
“Po, tashmë e kam përfunduar
këngën e re, që do të jetë një bashkëpunim i imi me Don Arbas. Kënga
është ritmike, një lloj sikur “Party People”, por më frymuese dhe më
inspiruese”, ka theksuar Adelina.
Ajo shtoi më tej se skenat
provokative në klipin “Tjera S’ka” janë normale për një videoklip
artistik me tematikë të tillë dhe se kritikat e ashpra janë pa vend
marrë parasysh trendin e zhvillimit të industrisë muzikore shqiptare.
Don Arbas vlen të përmendet se ka
kohë që ka qenë larg skenës muzikore, por me hapjen e studios së tij të
re ai si duket synon të pushtojë skenën me projektet e reja në
bashkëpunim me këngëtarët më prominentë të estradës. /