Konkurrentja mjaft e përfolur në edicionin e gjashtë të “Big
Brother”, Joana, duket se ndihet e rrezikuar përballë Eldorës, prandaj
përpiqet ta luftojë te një pikë ku dhe publiku shqiptar mund të jetë pak
më i ndjeshëm, siç është ana morale.
Ajo nuk ka lënë rast pa
folur para apo edhe pas shpinës së saj, mbi faktin se Eldora është
hipokrite dhe hiqet kot si e ndershme, transmeton Panorama.
Po ashtu, Joana u ka thënë djemve në shtëpi se Eldora nuk është si
ajo që të paktën rri vetëm me një mashkull, por aplikon lidhjet e
hapura. Edhe fakti që ka fjetur me Shpendin, sipas Joanës, tregon që ajo
nuk është ashtu siç duket.