Konkurrentja e larguar nga edicioni i gjashtë i “Big Brother”,
Elena Lika, e cila u përfol për një lidhje të krijuar brenda shtëpisë me
modelin nga Kosova, Vigan Shehu, tashmë i është
kthyer lidhjes me
fotografin Endrit Mërtiri, me të cilin ishte e lidhur para se të hynte
në “BB6”.
Panorama Plus shkruan se rikthimi i tyre
pritej, pasi ajo në lojë u shfaq e penduar dhe e përlotur disa herë për
të dashurin jashtë, pas asaj çfarë ndodhi me Viganin.
Për sa i përket këtij të fundit, Elena ka pohuar se me djalin nga
Kosova nuk do e lidhë asgjë jashtë, por nuk do të bëjë sikur nuk njihen
në vendet ku mund të takohen.
Ndërkohë, ajo ka pasur ankthin se si do ta prisnin prindërit dhe
motra, të cilët u shprehën kundër intimitetit të saj me Viganin në
media. Megjithatë, ata e kanë pritur me pozitivitet dhe e kanë
mbështetur pas kësaj eksperience televizive për t’i hyrë jetës normale
me qetësi.