Chris Brown ka konfirmuar se ai dhe Rihanna janë ndarë sërish.
Krijuesi
i hitit “Fine China” festoi ditëlindjen e 24-të të dielën, me disa
festa luksoze në Las Vegas, New York dhe Los Angeles, dhe ka zbuluar se
ai është “singël” pasi kishte thënë se dëshiron të
argëtohet me sa më
shumë femra që mundet, pavarësisht se ndjen “dashuri” për këngëtaren.
“Dhurata më e mirë për ditëlindje? Vetëm paqe – qendrën e qetësisë,
kurdo që keni nevojë për paqe, një mendje të pastër... por, unë jam
24-vjeçar, do të jem në Vegas, andaj dua të shoh sa më shumë femra që
është e mundshme”, ka thënë Brown për një radio australiane.
Pasi u kërkua të konfirmojë se si është statusi i tij dhe nëse do të
shkojë i vetëm në festë, reperi ka thënë: “Do të jem i vetëm, në fund të
ditës, ajo tashmë bën gjërat e saj, ajo është në rrugë... gjithmonë do
të ketë dashuri, por unë do të jem vetja. Jam një mashkull i rritur”