I merret fryma në skenë, Justin Bieber përfundon në spital (video)

Çaste ankthi mbrëmë në “02 Arena” të Londrës, që ishte mbushur me mijëra fansa të Justin Bieber, i cili po zhvillon një tur koncertesh. Gjatë një pjese shumë të lëvizshme, këngëtari kanadez është rrëzua në skenë dhe pasi u ringrit me vështirësi, e la fare skenën për të vajtur prapa kuintave.
Sipas asaj që bëhet e ditur, Bieber duhet të ketë pësuar një “krizë frymëmarrjeje”, që duhet ta ketë detyruar të ndërpresë shfaqjen. Pasi iu sha ndihma e shpejtë në prapaskenë, ai u kthye pas rreth 20 minutave para spektatorëve, bashkë me menaxherin Scooter Braun, i cili shpjegoi se ç’kishte ndodhur.

KLIKO ME POSHTE PER TE PARE VIDEON